Aktori i serialit amerikan ‘The Wire’ gjendet i vdekur nga mbidoza e mundshme në apartamentin në Brooklyn (fotot)

07/09/2021 16:24

Michael K. Williams, një nga aktorët kryesore të serialit të njohur amerikan ‘The Wire’ është gjetur i vdekur nga mbidoza e mundshme e heroinës në apartametnin e tij të luksit në Brooklyn.

54-vjeçari ishte gjetur me fytyrë përtokë në dhomën e tij të ndenies, nga nipi i tij dje pasdite, thanë autoritetet.

Mjekët që u thirrën në vendndgjarje e shpallën atë të vdekur.

Nipi i Williams kishte shkuar në kompleksin e apartamenteve për të kontrolluar aktorin e njohur prej të cilin nuk kishin dëgjuar prej ditësh.

Heroinë raportohet se është gjetur në një tavolinë, ndërsa mjete për përdorimin e drogave janë gjetur në pjesë të tjera të apartamentit.

Një burim policie tha për mediat: “Nuk dyshohet për shkelje. Dera nuk është thyer dhe apartamenti ishte në rregull.

Williams njihej për rolin e tij në serialin e rrjetit HBO ‘The Wire’, i transmetuar nga 2002 deri në vitin 2008. Ai është vlerësuar dhe për rolin e tij në filmin dramatik të vitit të kaluar, Lovecraft Country .

HBO lëshoi një deklaratë për vdekjen e Williams ku i bënte homazh anëtarit të vjetër të rrjetit.

Williams lë pas një djalë të rritur të quajtur Elijah.

FOTO GALERI
2/7
54-vjeçari ishte gjetur me fytyrë përtokë në dhomën e tij të ndenies, nga nipi i tij dje pasdite, thanë autoritetet.

Top Channel