Një aksident me pasojë plagosjen e një personi është shënuar ditën e sotme në lagjen nr.12 në Durrës.

Një automjet ka përplasur një motomjet dhe për pasojë është plagosur drejtuesi i mjetit, një 34-vjeçar.

“Më datë 07.09.2021, në orën 13:10, në lagjen nr.12, Durrës, mjeti me drejtues shtetasin F. K., është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin L. A., 34 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e bërë nga policia.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar drejtuesin e mjetit shtetasin F. K., në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA