Të shtrirë përtokë, foto nga aksidenti në Tiranë/ Plagoset polici dhe 40-vjeçari me motor, u përplasen me makinën

07/09/2021 10:48

Një aksident ka ndodhur sot në Tiranë ku të lënduar kanë mbetur dy persona.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 10:05, në rrugën “Shkëlqim Fusha”, ku  mjeti me drejtues R. K., 40 vjeç është përplasur me motorin  e policisë me drejtues E. M dhe pasagjer J. D,(punonjës policie në shërbim).

Si pasojë janë lënduar të dy personat në motor, njëri polic, të cilët u dërguan në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Siç shihet edhe në fotot më poshtë, këto janë momentet e para nga aksidenti ku duken të plagosurit e shtrirë përtokë.

Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

FOTO GALERI
1/14

Top Channel