Aksident në bulevardin e Elbasanit/ Shoferja përplas një burrë me fëmijë

07/09/2021 15:59

Një burrë dhe një i mitur kanë mbetur të plagosur, pasi janë përplasur nga një automjet, teksa ecnin në bulevardin e Elbasanit.

Në aksident janë përfshirë dy automjete.

Nuk dihet nëse ka qenë shpejtësia, parakalimi i gabuar apo arsye tjetër që shkaktoi aksidentin. Policia po punon në vendngjarje për zbardhjen e ngjarjes.

Top Channel