“Akoma s’ka ardhur te unë”/ Panaja, qytetarët në panik, teksa shohin si zjarri po merr me radhë tokat bujqësore

07/09/2021 14:19

Zjarri në Panaja të Vlorës po përhapet me shpejtësi dhe po djeg dhjetëra hektarë vreshta e ullishte.

Banorët duken të alarmuar, teksa shohin si flakët po shkrumbojnë prodhimet e tyre bujqësore.

Ku është zjarrfikësja, këtu nuk vjen dot se janë rrugët e bllokuara. Nuk ka rrugë për të vajtur me zjarrfikëse këtu”, thotë një banore e revoltuar me situatën, që po del jashtë kontrollit.

Një tjetër zonjë, flet e frikësuar pasi vreshtat që ka kultivuar ndër vite mund të shkatërrohen në pak minuta nga zjarri. Ata kanë frikë edhe për banesat e tyre, ndërkohë që nuk mund të bëjnë gjë tjetër veçse të shohin nga larg vatrat aktive.

Dyshohet se zjarri është vënë qëllimisht.

Qarku i Vlorës llogarit një bilanc të rëndë, për sa i përket dëmeve që kanë shkaktuar zjarret, që përfshinë vendin këtë verë. Janë djegur qindra hektarë shkurre e pyje, ndërkohë që punonjësve zjarrfikës iu deshën mbi dy javë beteja nga toka dhe ajri për të neutralizuar vatrat aktive, si ato që rrezikuan parkun kombëtar të Llogorasë.

Top Channel