“50 mijë lekë një Pfizer”/ Pas denoncimit të ‘Fiks Fare’, mjeku që u kap duke marrë ryshfet shkarkohet nga puna

07/09/2021 21:49

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e sotme një tjetër skandal. Vaksinat kundër covid që shteti i ofron falas, po në shtet i blen me lekë, plot 50 mijë lekë kushton një vaksinë Pfizer.

Në lidhje me këtë rast ka reaguar Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, i cili dënon me forcë aktin korruptiv, ku mjeku me inicialet K.A. shfaqet duke marrë ryshfet. Në reagim thuhet se ndaj këtij mjeku është marrë masa e shkarkimit nga detyra.

Teksa falënderon emisionin investigativ “Fiks-Fare” për denoncimin publik të këtij rasti korrupsioni, OSHKSH inkurajon qytetarët të bashkëpunojnë me autoritetet për denoncimin e rasteve të abuzimit me detyrën, apo korrupsionit nga cilido punonjës në institucionet shëndetësore.

Po ashtu OSHKSH inkurajon organet kompetente t’i shkojnë deri në fund hetimit dhe ndëshkimit të çdo akti korruptiv, që baltos punën e mijëra mjekëve dhe infermierëve, si dhe cënon  shërbimin për qytetarët.

Top Channel