12 km radhë në kufi me Kosovën/ Masat anti covid po ngadalësojnë lëvizjen mes dy vendeve

07/09/2021 19:31

Vendosja e masave anti-covid në kufi nga qeveritë shqiptare, i ka bërë të pashmangshme pritjet dhe kolonat e gjata.

Kolonat për të hyrë në Shqipëri po krijohen kryesisht gjatë paraditeve, e që gjatë ditës së martë kanë arritur deri në 12 km.

Ndërsa për të hyrë në Kosovë kolonat më të gjata krijohen gjatë orëve të mbrëmjes.

Derisa qytetarët që kalojnë kufirin nga ora 14 deri në 18 thonë se presin më pak.

Pritje pritet të ketë edhe këtë fundjave, pasi të hënën e 13 shtatorit në Kosovë do të filloj procesi mësimor, duke i dhënë kështu fund pushimeve të gjata familjare.

Top Channel