Vaksinim me detyrim në Call Center? Punonjësit janë ende në shtëpi. Administratorët kërkojnë verbalisht vaksinimin

06/09/2021 16:14

Në Shqipëri industria call center ka punësuar 30 mijë persona. Që prej shpërthimit të Covid-19 kompanitë e call centrave morën vendimin që punonjësit të punon nga shtëpia.

Sot pas dy vitesh operatorët telefonik janë kthyer në zyra, kreu i sindikatës së punonjësve të post-tekomit shqiptarë thotë se këto kompani u kërkojnë punonjësve të respektojnë masa anti Covid, por jo të vaksinohen.

“Pra kemi një inkurajim që punonjësit të vaksinohen ashtu sic po ndodh në të gjithë botën, por një email zyrtarë që këto kompani t’ju kenë dërguar punonjësve të vet jo. Pra nuk kemi një detyrim që këta punonjës të vaksinohet. Momentalisht një pjesë e punonjësve po punojnë në zyra, por pjesa më e madhe vazhdon të punojë nga shtëpia. Ato kompani që kanë hapur dyert janë duke respektuar protokollin e ministrisë së shëndetësisë, por duhet të them një punonjësit e call centrave punojnë të gjithë në zyra të hapura dhe mundësia e infektimit është tepër e lartë”.

Besmir Malo, prej 7 vitesh punon si operator telefonik në një nga kompanitë më të mëdha të vendit. Ai thotë se deri më tani kompania nuk i ka kërkuar punonjësve të vaksinohen.

“Aktualisht punojnë nga shtëpia, këtë gjë e bëj prej dy vitesh që në kohën kur shpërtheu covid 19. Kompania për të cilën punoj është shumë strikte për masa e anticod për këtë arsye 80% e stafit punon nga shtëpia. Ndërkohë nuk kemi marrë një komunikim për sa i përket vaksinimit. Nëse ju ktheheni të punojnë në zyra do të ishte i nevojshëm vaksinimi? Nëse situata do të përkeqësohej më tepër dhe do të ishte për të mirë të komunitetit, mendoj se vaksinimi do të ishte i nevojshëm, por ky vendim të merrej nga individi”, thotë Besnik Malo.

Numri i të prekurve me Covid-19 është në rritje, nga ana tjetër variant delta edhe duke u përhapur me shpejtësi edhe në vendin tonë. Ky mutacion i ri i Covid 19, po vë në rrezik edhe jetën e të rinjve. Ndërkohë kompanitë e mëdha që punojnë më zyra të hapura mjaftohen duke i kërkuar punonjësve vetëm mbajtje e maskës.

Top Channel