Vrasja e Marigona Osmani pak ditë më parë tronditi opinionin publik pak kohë më parë, ajo u la para spitalit të Ferizajt, pa shenja jete dhe me fraktura të rënda në trup.
I dyshuari dhe i akuzuari kryesor është i dashuri i saj Dardan Krivaqa, tashmë i arrestuar.
Babai i Marigonës në një intervistë në Shqipëria Live në Top Channel, tha se nëse ligji nuk vepron për të ndëshkuar fajtorit, atëherë zgjidhja do jetë me Kanun.
“Dardani e mbyllte derën me cçelës e ka zbuluar nëna e Marigonës. Ne i kemi thënë Marigonës, që nuk e njohim mirë atë, vajza e mori vetë dhe s’kishim si të ndërhynim”,tha babi.
Pyetje: Ke pasur kontakte me të?
Babai: Jo s’kam pasur.
Pyetje: I pret të vijnë të kërkojë falje?
Babai: Nëse shteti nuk e jep verdiktin vetë, ne kemi kanunin, më ndodhi mua po mos i ndodhte tjetër kujt. Kemi kanunin e Lek Dukangjinit.
Pyetje: Ai ka pas probleme me ligjin, e dinit?
Babai: Ne se kemi ditur këtë gjë, po nëna e tij ka qenë në shërbim me policinë dhe i ka mbyll ato dosje
Top Channel