Të alkoolizuar në timon e pa patentë/ Kontrolle të rrepta në Durrës, arrestohen 8 shoferë

06/09/2021 14:48

8 drejtues mjetesh janë arrestuar gjatë 24 orëve të fundit në Durrës, gjatë kontrolleve të policisë rrugore.

O. Ç., 41 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua duke drejtuar motomjetin në gjendje të dehur;

F. C., 48 vjeç, banues në Xhafzotaj, Durrës, pasi u konstatua në Xhafzotaj, duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi;

E. T., 54 vjeç, banues në Tiranë, pasi u konstatua në lagjen nr.14, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur;

S. H., 47 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua në Rrashbull, duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi;

A. A., banues në Durrës, pasi u konstatua duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi;

E. R., 30 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua në Fllakë, duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi;

A. Ç., 24 vjeç, banues në Shijak, pasi u konstatua duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi;

M. Q., 35 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar mjetin tip “Ford”, në gjendje të dehur, ka goditur 2 automjete duke i shkaktuar dëme materiale.

Janë vendosur 78 masa administrative për tejkalim shpejtësie, janë tërhequr 3 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 4 leje drejtimi për drejtim mjeti mbi normat e lejuara.

Janë vendosur 2 masa administrative me vlerë 30.000 dhe 38.000 lekë të rinj, pasi drejtuesit e mjeteve ishin rezident në një nga shtetet e BE-së.

Janë ndëshkuar me masë administrative, në të gjithë qarkun 480 drejtues mjetesh, për shkelje që sjellin pasoja në jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA