Shqipëria ka bërë bashkë dy gazetaret afgane të cilat u kthyen në lajm botëror me intervistat e tyre me zëdhënësin e talebanëve.

Yalda Hakim gjatë vizitës së saj disa orëve në Shëngjin u takua dhe bisedoi gjatë me kolegen e saj të Tolo TV Behishta Arghand tashmë e strehuar në Shqipëri.

Kjo është foto, në të cilën gazetari Top Channel Muhamed Veliu, ka fiksuar momentin e takimit të dy gazetareve të cilat nuk u intimiduan nga prezenca në programet e tyre të zëdhënësve të talebanëve.
Takimi mes tyre dukej në fakt si një skenë filmi pasi askush nuk mund ta mendonte se këto dy gazetare njëra që jeton e punon në Londër për BBC dhe tjetra deri pak ditësh në Aganistan punonte për Tolo Tv të takoheshin në një qytet në veri të Shqipërisë.

Në ditën kur talebanët marshuan dhe hynë drejt Kabulit Yalda Hakim u kthye në lajm botëror.
Zëdhënësi i talebanëve, Suhail Shaheen e telefonoi kur ajo ishte ‘live’ në studio dhe Hakim, nuk nguroi ta fus në transmetim përmes celularit të saj.

Mos ngurimi i Hakim për ta futur ‘live’ në transmetim dhe pyetjet e guximshme të duhurat në momentin e duhur morën vlerësime maksimale nga media britanike madje edhe nga komentatorët e betuar anti-BBC.

Ndërsa gazetarja Behishta Arghand bëri histori në Afganistan. Ishte e para gazetare femër të kishte të ftuar në studio një përfaqësues të talebanëve të cilët në të shkuarën nuk pranonin të intervistoheshin prej një femre.
Në një intervistë për mediet gjermane nga Katari ajo tha e u largua për motive sigurie.
Më pak se 100 gra e vajza nga 700 gazetare femra në Afganistan vijojnë të punojnë në media por dalë ngadalë çdo ditë po zhduken nga ekranet e televizioneve“, deklaroi Arghard.

Ndërsa për intervistën e parë të një gazetare femër me një zëdhënës të talebaneve, Behishta Arghand 22 vjeçe tha:
Po dridhesha gjatë intervistës por doja ti tregoja botës se gratë afgane nuk duan të kthehen pas ato duan të ecin përpara“.

Top Channel ekskluzivisht javën e shkuar raportoi se gazetarja Behishta Arghand mundi të dalë nga Afganistani dhe të qëndrojë disa ditë në Katar e më pas të udhëtojë drejt Tiranës.

Nxjerrja e saj nga Afganistani u mundësua nga nga organizata jo qeveritare Vital Voices, themeluar nga Hillary Clinton dhe ish sekretarja amerikane e shtetit Madeleine Albright nën kujdesin e posaçëm të kryeministrit Edi Rama gjë për të cilën mori edhe një telefonatë falenderuese nga ish-zonja e parë e SHBA.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA