Prokuroria e posaçme SPAK zgjeron hetimet për tenderin e uniformave të policisë. Përveç nëntë personave ndaj të cilëve u prenë masa sigurimi personal gjate verës, SPAK ka njofuar për tu paraqitur pranë akuzës inxhinieren tekstile Aurora Mulla thanë burimet për gazetaren e TCh Anila Hoxha.

Burimet bënë të ditur se inxhinierja që refuzoi firmosjen tenderit të dyshimte pritet të pyetet si person nën hetim ditën e nesërme.

Deklarata e saj nuk e ka lehtësuar pozitën e të dyshuarës , që përveç përveç dosjes së sekuestruar nga prokurorët e SPAK konfirmohet edhe nga një dëshmi tjetër. Edhe anëtari tjetër i komisionit të vlerësimit të ofertave Ylber Pjetërnikaj, do të ripyetet mbasi sipas gazetares Anila Hoxha ai pranon se kishte evidentuar se Bashkimit të Operatorëve i mungonte çertifikata përkatëse për prodhimin këpucëve për efektivët e policisë së shtetit.

Pjeternikaj, ish-kryetar i komisionit të vlerësimit të ofertave sqaron në dëshminë e tij se e kundërshtoi këtë tender nga mungesa e dokumentacionit që duhej të garantonte cilësinë dhe pikërisht nga ky kriter duhej skualifikuar. Sakaq Aurora Mulla ulet para prokurorëve të posaçëm të martën në orën 11 , të cilët shpresojnë të shkojnë më larg se personat që ndaluan, më e rëndësishmja prej tyre Edlira Naqellari me detyre ish drejtoreshë në Ministrinë e Brendshme.

Zyrtarët ku nuk përjashtohen as zyrtarë të policisë si dhe ish-zyrtarë dyshohen të përfshirë në tenderin e uniformave të policisë, një tender që ka shkaktuar dëm ekonomik dhe shkelje në barazinë në tendera.

Policisë së Shtetit i mungojnë gati 239 mijë njësi për artikuj nga uniformat e policisë pavarësisht se ishte rënë dakord që t’i dorëzoheshin gati 726 mijë artikuj siç parashikonte edhe fondi limit dhe ku përfshihen njësi si kapelet , uniforma apo edhe këpucët dimërore, verore dhe këpucët e plazhit për efektivët që patrullojnë në plazh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA