Skandal/ Fiks Fare zbulon skemën e mashtrimit: Laboratorë dhe agjenci falsifikojnë tamponët e Covidit

06/09/2021 20:40

Fiks fare startoi sezonin e ri me një investigim kryer mbi falsifikimin e tamponëve të Covid-19. Forcimi i rregullave për kalimin e kufirit për shkak të shtimit të numrit të të infektuarve me Covid-19 duket se po i shtyn agjencitë e udhëtimeve dhe laboratorët mjekësorë të kryejnë falsifikime të tamponave pa u shqetësuar nga askush.

Edhe pse Ministria e Shëndetësisë ka certifikuar vetëm 10 laboratorë për kryerjen e këtij lloj testi, mesa duket për shumë laboratorë të tjerë nuk qenka e vështirë të “vetëlicensohen” për të dhenë tampon të falsifikuar.

Dy agjenci të ndryshme udhëtimi pranë portit të Durrësit, Kristal Travel dhe Ida Agjenci, kryejnë rolin e ndërmjetësit për të nxjerrë përgjigje false të tamponit të covid 19.

Ishin gazetarët e Fiks Fare ata që arritën të dokumentonin me zë dhe figurë mënyrën e falsifikimit të tamponit si edhe siguruan dokumentin me përgjigje ‘Negative’ pa kryer testin. Punonjësja e agjencisë Kristal Travel në momentin që gazetari i Fiksit është interesuar për një biletë udhëtimi bashkë me çmimin e biletës i ka ofruar edhe përgjigjen ‘Negative’ të tamponit Covid-19. Kjo kundrejt një pagese ekstra prej 25 eurosh për një udhëtim drejt Italisë.

Punonjësja në fjalë është shprehur se tamponi negativ do të sigurohej nga ana e agjencisë pa qenë e nevojshme paraqitja pranë laboratorit apo marrja e materialit për analizë. Pas pagesës së kryer nga ana e gazetarëve punonjësja ditën e parë i dha biletën dhe të nesërmen u pajisën edhe me përgjigjen e tamponit ‘Negativ’. Punonjësja e agjencisë Kristal Travel i ka dhënë gazetarëve fletë analizën e siguruar nga Medical Lab me rezultat ‘Negativ’ Rapid Antigent Test Covid-19.

Skandali thellohet edhe më shumë ku agjencia Ida Agjenci, e cila në bashkëpunim me laboratorin Medical Care Lami u jepnin klientëve tampon Covid-19 pa qene pacienti prezent. Ka qenë punonjësja e kësaj agjencie e cila i ka ofruar gazetares një çmim “ofertë” nga 25-30 euro në 25 mijë lekë të vjetra. Kjo sipas saj për arsye se agjencia ka lidhje me laboratorin për favorizimin e klientëve të saj. Fillimisht gazetarja i ka kërkuar punonjëses së agjencisë që të siguronte tamponin pa e kryer atë pasi kishte fobi. Menjëherë punonjësja u tregua e gatshme për të bashkëpunuar dhe shoqëroi gazetaren për tek laboratori Medical Care Lami dhe pas një bisede me laborantin e kanë lënë gazetaren e Fiksit në pritje për përgjigjen e tamponit që nuk bëri. Laboranti i Medical Care Lami i mori vetëm të dhënat gazetares së Fiksit dhe më pas i tha të largohej. Sipas tij përgjigja do të merrej nga agjencia e udhëtimit. Sapo punonjësja e agjencisë bashkë me gazetaren dolën nga laboratori, punonjësja i ka treguar gazetares se e kishte marrë përgjigjen.Në momentin e dorëzimit të lekëve në agjenci, gazetarja i ka kërkuar asaj që t’i gjente një tampon për bashkëshortin e saj i cili ishte në udhëtim. Pa hezituar punonjësja ka pranuar duke kërkuar vetëm kartën e identitetit dhe menjëherë është ngritur duke shkuar po tek i njëjti për të siguruar një përgjigje tjetër negative të “Rapid Antigent Test Covid-19”. Pas marrjes së testit u bë sërisht pagesa për përgjigjen fiktive të tamponit në zyrën e saj, ndërsa i ka kërkuar të mos e bisedonte përmes telefonit me askënd. Po kështu i ka kërkuar gazetares që për familjarët e saj që do të udhëtonin me të për në Itali, mjaftonte vetëm t’i dërgonte në WhatsApp foton e pasaportës. Duke i siguruar çdo lloj dokumenti tjetër të nevojshëm për kalimin sa më të sigurt të kufirit, pa qenë askush prezent.

Agjencia Kristal Travel: “Tampon negativ?Të japim sa të duash”

Punonjësja e agjencisë – Po më thuaj?

Fiksi – Një pyetje kam, për të nxjerr kartat për jashtë, ça janë këto …

Punonjësja e agjencisë – Tamponin?

Fiksi – Tamponin e nxjerr dhe sa kushton ta di unë?

Punonjësja e agjencisë –Tamponi është 25 euro ose 30 mijë lekë ( të vjetra)

Fiksi – E marrë në çast besoj?

Punonjësja e agjencisë – Po e merr për 10 minuta, pa e bër ti fare.Për tamponin, kurse për vaksinën nëse gjen njeri që i bën, na thuaj edhe neve.

Fiksi – Po të paktën me këtë iket, pa problem besoj?

Punonjësja e agjencisë –Po, po më ketë pa problem ikën jashtë, tampon është i vlefshëm. Kur e ke udhëtimin?

Fiksi – Unë në plan e kam për nesër

Punonjësja e agjencisë –Nesër nga dreka?

Fiksi – Po

Punonjësja e agjencisë – Po mirë nuk është problem

Takimi i dytë, prerja e biletës

Punonjësja e agjencisë – Atëherë kishim Durrës – Bari datën 3.Do presësh vetëm një biletë?

Fiksi – Do pres një, m’i bëj të gjitha sa bëjnë me gjithë tampon?

Punonjësja e agjencisë –60 euro e ke

Fiksi – Po tamoni?

Punonjësja e agjencisë –25 euro

Fiksi – Sa shkojnë me lekët tona?

Punonjësja e agjencisë –I don shqiptare?

Fiksi – Shqip, shqip. Sa bëjnë?

Punonjësja e agjencisë –60 + 25 euro që ke tamponin 85 euro. 105 mijë lekë( të vjetra). Shiko do vish nesër në drekë prap që të marrësh çekinin.Do marrësh edhe çekinin edhe tamponin.

Fiksi – Me një fjalë nesër marrë edhe çekinin edhe tamponin?

Punonjësja e agjencisë – Merr çekinin, tamponin dhe je direkt për hyrje.

Marrja e përgjigjes negative të tamponit e falsifikuar

Punonjësja e agjencisë – I ke gati.Çekinin dhe tamponin i ke gati.

Fiksi – Rrofsh

Punonjesja e agjencisë – Asnjë gjë, rrugë të mbarë.

Ida Agjenci: “Bëj sikur hap gojën, tamponin negativ e kam në xhep”

Fiksi – Dua të nisem sot për Itali.

Punonjësja e agjencisë – Duan analiza e tampon

Fiksi – Shkova diku këtu sepse e kam fobi tamponin

Punonjesja e agjencisë – 25 euro ose 30 mijë lekë ( të vjetra) e bëjnë tamponin.Po neve të agjencisë 25 mijë lekë ( të vjetra) jua bëjmë klientëve tanë.

Fiksi – S’e kam problem, thjesht nuk dua ta bëj fare.

Punonjësja e agjencisë –Hajde të ikim bashkë.

Laboranti – Hape pak gojën të lutem? Mbylle gojën. Në rregull?

Laburanti – Emër mbiemër, të lutem?

Fiksi – …..

Laburanti – Mirë për 15 minuta të vjen përgjigjja.Mos prisni e merr zonja përgjigjen mos prit ti. Mirë?

Punonjësja e agjencisë – Unë e mora përgjigjen. Tani unë po iki, ti rri nja pesë minuta e hajde atje.

Fiksi – Ti tek zyra do jesh?

Punonjesja e agjencisë – Po. Tani po ti jap aty edhe kartën edhe ato (përgjigjen e tamponit).

Fiksi – Kuj ti jap lekët, ati atje, apo ty këtu?

Punonjesja e agjencisë –Njësoj është, tani mbaj t’i këto.

Fiksi – Edhe një kartë indentiteti ma sollën.

Punonjësja e agjencisë – Prandaj ja sqarova atij çunit është kështu kështu muhabeti.Prandaj e shkruajti tamponin.

Fiksi – Shkruajti tamoninin ë?

Punonjësja e agjencisë –Shkruajti tamponin sikur e bëre tamponin. Dhe mos flasni nëpër telefona se marrim përgjigje…

Fiksi kërkon një tampon të dytë pa praninë e personit.

Fiksi – Jo unë erdha këtu. Sot me mua nisen

Punonjësja e agjencisë – A nisen me ty? Rri këtu.

Fiksi – Unë po rri këtu ma sill ti këtu sepse të mos shofin mua atje a ndonjë gjë a më kupton?

Punonjësja e agjencisë – Më ke nis një foto?

Fiksi – Karta e indetitetit të burrit.

Punonjësja e agjencisë –Po pra një është

Fiksi – Një është për momentin, kur të vijnë të tjerat.

Punonjësja e agjencisë –E mora.Për atë tjetër pastaj do vish atje.Do vish tek zyra ime?

Fiksi – Po

Punonjësja e agjencisë – Hajde, merre këtë e mbaje në dorë. Ti ik tek shtëpia më ço mua pasaportat dhe vij e bëj unë ( tamponin), në orën 17.00 e mbyll.

Fiksi – Vij e i marrë para se të nisem.

Punonjësja e agjencisë – Unë atij i thashë se janë njerëz të besueshëm se kanë frikë me ba.

Fiksi – Tani lekët e laboratorit të asaj ja jep ti ë?

Punonjësja e agjencisë – Po, po s’ke punë ti, ti merr përgjigjen e ik, unë i kam ja e shkruaj këtu unë.

Fiksi – Ok në rregull. Ja ku i ke edhe 25000 lekë ( të vjetra) për të dytën (tampon).

Domethënë këto dalin negative, që s’ke?

Punonjësja e agjencisë – Po qe positive nuk shkon.Negative është mirë.

FOTO GALERI
8/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA