Shqipëria nis kufizimet në kufi/ Gjoba për mosmbajtjen e maskave mbrojtëse në ambientet e brendshme

06/09/2021 15:11

Rritja me shpejtësi e numrit të të infektuarve me mutacionin Delta ka çuar në shtrëngimin e masave kufizuese, të cilat synojnë frenimin e përhapjes së koronavirusit.

Kështu, nga kjo e hënë qytetarët shqiptarë, mund të lëvizin lirshëm deri në orën 23:00 e më pas nis ora policore ku lëvizet për emergjecë dhe me leje nga e-albania. Po kështu të gjithë ata që hyjnë në territorin shqiptar, duhet të kenë tampon negativ brenda 72 orëve, ore rapid test 48 orë ose kartën e vaksinimit.

Nëse janë shtetas shqiptar rezidentë dhe nuk kanë asnjë dokument duhet të izolohen për 10 dite. Këto rregulla nuk vlejnë për fëmijët deri 6 vjeç.
Por kujdes! Në ambientet e mbyllura si bare, restorante, autobus, qendra tregtare, duhet të përdorin maskë, pasi nëse inspektorët ju gjejnë pa maskë, atëherë ka gjobë.

Një individ gjobitet me 3 mijë lekë të reja kur kapet për herë të parë dhe 5 mijë lekë të reja kur e përsërit. Ndërsa subjektet penalizohen nga 100 mijë lekë deri në 700 mijë lekë te reja.
Vala e katërt e epidemisë së Covid 19 duket se ka prekur Shqipërinë. Shifrat e larta të të infektuarve dhe numri i lartë i pacientëve në spital tregojnë atë që ishte paralajmëruar për muajin shtator.

Autoritetet shëndetësore janë të shqetësuar se kontaktet e rasteve pozitive nuk izolohen por lëvizin të, duke bërë të mundur përhapjen më shpejt të mutacionit Delta, i cili e ka karakteristikë këtë gjë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA