“Për’puthen” startoi sot sezonin e tretë. Pas një rekordi shikueshmërie që arriti 600 milionë në sezonin e kaluar, “Për’puthen” vjen sërish duke premtuar emocione dhe përputhje sa më të vërteta.

Sot është prezantuar kasti i parë i konkurrentëve meshkuj, të cilët do kenë mundësi të njihen me vajzat dhe të kenë takime jashtë studios.

Konkurrentët e parë që u futën në studio janë:

Denzel Koçi, është ndër konkurrentët e këtij sezoni të tretë të Për’puthen. Ai është 24 vjeç, ka lindur në Mynih, por tashmë jeton në Tiranë. Aktualisht i riu punon në biznesin e tij.

Njihuni me Argjend Rracin, djalin e ëmbël që futet sot në Për’puthen. Ai është 27-vjeç, ka lindur në Pejë dhe aktualisht jeton në Gjermani, ku edhe punon si recepsionist.

Jurgen Boduri, djali me rezultate ekselente futet në Për’puthen. Është 24 vjeç, ka lindur në Berat, por aktualisht jeton në Tiranë. Pozicioni aktual i punës: Asistent menaxher.

Julian Çela është vetëm 19-vjeç. Ai ka lindur në Lushnjë, por aktualisht banon në Tiranë, ndërsa momentalisht është i papunë. Çela hyn në Për’puthen me një deklaratë të fortë: Nëse do isha femër do isha lesbike!

Markeliano Peti është konkurrenti i ri që futet në Për’puthen, i cili pranon hapur se është bipolar. Ai është 27-vjeç, ka lindur në Durrës, ku edhe banon. Aktualisht punon Suport IT online.

Bajo Qamo është konkurrenti që pas dy vitesh këmbngulje, sot bëhet pjesë e Për’puthen. Ai është 21 vjeç dhe ka lindur në Fier, por aktualisht jeton në Tiranë, ku edhe punon biznesin e tij privat.

Bruno Shemsho, është 26 vjeç dhe ka lindur në Delvinë, por aktualisht jeton në Tiranë. Aktualisht punon si operator.

“Për’puthen” do të keni mundësi që ta ndiqni çdo ditë nga e hëna në të premte, ora 18:15 dhe në kanalin e Top Channel në youtube në orën 19:30.

FOTO GALERI
1/26
Markeliano Peti

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA