Pedagogia Afgane komenton foton që po bën xhiron e rrjetit ku vajzat dhe djemtë ndahen me perde

06/09/2021 22:53

Një foto që tregon se si po kryhet mësimi në shkollat e Kabulit ka bërë xhiron e rrjetit ditët e fundit.

Talebanët kanë emëruar Ministrin e ri të Arsimit dhe është vendosur që vajzat dhe djemtë nuk do të lejohen në të njëjtën auditor, madje mësueset e tyre do të jenë femra.

Dhe mesa duket ata e kanë mbajtur këtë ‘premtim’, pasi po zhvillojnë mësimin djemtë nga njëra anë dhe vajzat nga ana tjetër të ndarë me një perde në mes.

Pedagogia afgane tha për Top Channel se: “Kjo lidhet me universitete private, ata i lejuan. Në Kabul duhet të bëhej ndarja mes djemve dhe vajzave, ndoshta në dy klase ose diçka midis klasave për ti ndarë ata. Studentët e mi më shkruajnë edhe më thonë çfarë do të ndodhë me ne, sidomos vajzat ato po punojnë fort”.

Top Channel