Qytetarë të shumtë pritën me orë të tëra sot në kufi për të kaluar pasi duhej të zbatonin rregullat që u futën ditën e sotme në fuqi në vendin tonë.

Një prej qytetarëve, ishte mjek shqiptar nga Maqedonia, i cili kërkonte të hynte në Shqipëri përmes pikës së Qafë Thanës, thotë se është kriminale që tiu bëhet test fëmijëve 6-11 vjeç.

“Ne duam të kalojmë ca ditë pushime, por jemi bllokuar këtu. Papritmas u bllokuam në hyrjen e Qafë Thanës, që edhe fëmijët nga 6-11 vjeç duhet të kenë PCR, kjo nuk vlerësoj se është standard i një vendi europian, shteti amë na vjedh në mes të rrugës në ditën me diell.Nuk di kush është kjo kompani fantazmë, nuk e di se çfarë teste aplikon mbi fëmijët, jam me profesion mjek.

Nuk di nëse ka ndonjë vend të rajonit, në çdo vend të BE ky test kushton 80 cent, në vendin tonë 2 euro, ndërkohë që këtu duan 25 euro që ta bëjnë.Shpesh testohem vetë për shkak të punës me pacientë me Covid”, shprehet mjeku nga Tetova.

Top Channel