Kontrolle të shtuara nga Policia për kapjen e personave që posedojnë armë zjarri. Si rezultat i kontrolleve kapet dhe arrestohet në flagrancë një 21-vjeçar që posedonte armë zjarri.
Sekuestrohet një armë zjarri kallashnikov dhe 1430 fishekë luftarakë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë, në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si rezultat i kontrolleve intensive për kapjen e personave që posedojnë armë zjarri apo sende të kundërligjshme, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Alket Hima 21 vjeç, banues në fshatin Tapi, Kuçovë, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov dhe 1430 fishekë luftarak model 56.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kuçovë arrestuan në flagrancë 21-vjeçarin, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje” dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.
Top Channel