U arrestua për tjetërsim toke shtetërore, lihet në burg drejtori i Spitalit të Fierit Arben Voja, e njëjta masë edhe për dy të tjerë
Mimi Kodheli shpreson që ky sezon parlamentar të jetë më pozitiv, ndërsa kërkon që për çështjet madhore të ketë bashkëpunim mes qeverisë dhe opozitës.
Kodheli u shpreh në emisionin Breaking në Top News se “ditën që ne do të bashkëpunojmë për gjërat madhore, ajo do jetë dita që do meritojmë hapjen e negociatave”.
“Presim të fillojë sezoni i ri parlementar. Shpresoj të jetë një nisje e mbarë. Ditën që ne do të bashkëpunojmë për gjërat madhore, ajo do jetë dita që do meritojmë hapjen e negociatave.Nuk kemi ditur ta bëjmë. Ne kemi dhënë mesazhe dhe sinjale bashkëpunimi, përmes kryeministrit”, tha Kodheli.
Kodheli deklaroi se nuk është surprizuar nga emrat e qeverisë së re, ndërsa nuk e fshehu gëzimin për zgjedhjen e Lindita Nikollës kryeparlamentare.
“Pati emra që ju surprizuan? Jo domosdoshmërisht për mua. Janë kolegë, me të cilët punojmë dhe rrimë bashkë. Shumica ishin rikonfirmime. U gëzova pa masë për zonjën Nikolla. Është një kolegë dhe mike e mirë. Besoj se një zonjë në krye të parlamentit e zbut gjuhën”, tha Kodheli.
Dominimi i grave në qeveri, tha Kodheli, është pasur me komente seksiste dhe kjo nuk e nderon vendin./Gazeta SHQIP
Top Channel