“Jeta jonë ishte në rrezik, ja çfarë ndodhi kur pushtetin e morën Talebanët”, dëshmia e Azra Aziz për Top Channel

06/09/2021 21:48

Në një lidhje direkte nga Shëngjini ndodhej gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, ku edhe janë strehuar 435 qytetarë afganë nga 644 që kanë mbërritur në total në vendin tonë.

Dy prej tyre kanë folur në një intervistë për Top Channel, për jetën e tyre. Ozra Aziz në Afganistan ka punuar si asistente profesore në një prej universiteteve atje. Ata tregon tmerret që ajo dhe familja e saj ka përjetuar për t’i shpëtuar talebanëve dhe se e rrezikuar ishte jeta e tyre.

“Doja të thoja se nuk kisha asnjë program të largohesha nga vendi im, nuk mendoja se kur të largohesha do të leja pas të gjithë punën e gjithçka. Tani jam këtu në Shqipëri, ishte një vendim i menjëhershëm. Isha në Herad dhe më pas erdhën talebanët aty dhe mu desh të largohesha në Kabul. Pas ndërhyrjes të talebanëve shumë gjëra ndryshuan dhe më pas unë kam punuar në një organizata nga 2016. Unë dhe familja ime na u desh të largoheshim për shkak të jetës tonë, sepse jeta jonë ishte në rrezik. Ndoshta unë tani jam këtu për pjesa tjetër e familjes time është në rrezik. Në fillim të gjithë ne para 20 vitesh kur talebanët ishin në Kabul kishim shumë probleme me ta, ata nuk besojnë në lirinë e fjalës, në lirinë e grave dhe plotë gjëra që e kanë çuar jetën time në rrezik. Kam punuar si profesoreshë, kamë dhën mësim, kam vajza dhe djem studentë. Kam punuar edhe si gazetare. Jeta ime ishte në rrezik sepse ata nuk besojnë se një grua mund të shkojë në punë.Madje ata duhet të luftojnë për të drejtat e tyre. Edhe bashkëshorti im ishte gazetar, ka punuar për 14 vite dhe ka qenë një zëdhënës shtypi për qeverinë për 11 vite dhe për shkak të kësaj unë mendoj që jeta jonë ishte në rrezik dhe na u desh të largoheshim”, u shpreh ajo.

Top Channel