Dy herë zjarr brenda një dite/ Digjet konvikti i xhamisë së Bulqizës. Myftiu: Zjarr i qëllimshëm
06/09/2021 16:22
Një strukture pjesë e xhamisë në Bulqize i është vënë zjarri dy herë brenda 24 orësh.
Flakët e para u pikasën nga kalimtarët pasditen e së dielës. Pas lajmërimit të zjarrfikëses flakët u shuan për t’u rishfaqur pak orë më vonë.
Sipas Myftiut te Bulqizës Sejdin Strazimiri zjarrvënia është e qëllimshme.
Godina nuk u legalizua për shkak të problemeve me pronësinë dhe për myftiun e qytetit është një humbje e madhe që institucioni nuk mund të shfrytëzohet më për edukimin e të rinjve.
Top Channel