Sërish shifra të larta nga Covid/ Ministria e Shëndetësisë: 896 raste të reja dhe 3 humbje jete në 24 orë

05/09/2021 17:07

Sërish janë shënuar shifra të larta infektimesh në vendin tonë si pasojë e Covid-19.

Ministria e Shëndetësisë njofton se vetëm në 24 orët e fundit janë kryer 4.228 testime prej të cilave kanë rezultuar pozitive 896 qytetarë, prej të cilave 224 raste të reja janë shënuar vetëm në Tiranë.

Fatkeqsisht tre qytetarë kanë humbur betejën me Covid-19, mes tyre një 49-vjeçar nga Elbasani, një 67-vjeçar nga Vlora dhe një 71-vjeçar nga Durrësi.

Në Spitalet COVID po marrin trajtim 132 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar.

Aktualisht janë 12,003 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin, ndërsa janë shëruar 518 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 136,479 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë vijon me apelin për të gjithë qytetarët që të vaksinohen sa më parë për të mbrojtur veten dhe të tjerët.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 4,228 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 896 qytetarë, në këto bashki: 224 raste në Tiranë, 83 raste në Shkodër, 82 raste në Vlorë, 72 raste në Durrës, 52 raste në Fier, 49 raste në Kavajë, 42 raste në Lushnje, 32 raste në Lezhë, 27 raste në Elbasan, 21 raste në Gjirokastër, 20 raste në Krujë, Sarandë, 17 raste në Kurbin, 15 raste Malësi e Madhe, 12 raste në Bulqizë, 11 raste në Mat, 10 raste në Kamëz, Himarë, 6 raste Vau i Dejës, Memaliaj, Pogradec, Berat, 5 raste në Peqin, Gramsh, 4 raste në Fushë-Arrëz, Dimal, Kuçovë, Skrapar, Cërrik, 3 raste në Kukës, Has, Dibër, Patos, Divjakë, Mallakastër, Korçë, Devoll, 2 raste në Tropojë, Mirditë, Shijak, Rrogozhinë, Kolonjë, Poliçan, 1 rast në Klos, Konispol, Libohovë, Selenicë, Delvinë, Përmet, Belsh.

Statistika (05 Shtator 2021)

Raste të reja ditore 896
Të shëruar në 24 orë 518
Të shtruar në spitale 132
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 4,228

Testime totale 1,076,983
Raste pozitive 150,997
Raste të shëruara 136,479
Raste Aktive 12,003
Humbje jete 2,515

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 4375
Shkodër 1999
Durrës 1025
Vlorë 896
Fier 860
Lezhë 778
Elbasan 605
Berat 421
Korçë 307
Gjirokastër 299
Kukës 232
Dibër 206

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA