
Sekretari amerikan i Transportit Pete Buttigieg dhe bashkëshorti i tij Chasten lajmëruan të shtunën lindjen e djalit dhe vajzës së tyre.
Çifti postoi një foto në Twitter, ku mbanin në krahë binjakët e porsalindur.
“Chasten dhe unë jemi shumë mirënjohës për të gjitha urimet që kemi marrë që kur dhamë lajmin se po bëhemi prindër”, shkruan sekretari i kabinetit Biden në rrjetet sociale. “Ne jemi të lumtur të mirëpresim Penelope Rose dhe Joseph Buttigieg në familjen tonë”.
Çifti, të cilët janë martuar që nga viti 2018, u përpoqën për shumë muaj të birësonin një fëmijë dhe më në fund ia dolën. Buttigieg tregoi muajin e kaluar se ai dhe Chasten, një shkrimtar dhe ish-mësues, do të bëhen prindër për herë të parë.
Top Channel