Kapen 35 emigrantë të paligjshëm në Korçë, mes tyre një foshnjë tre muajshe

05/09/2021 22:41
Foto ilustruese

Vijojnë aksionet e policisë së Korçës për kapjen e emigrantëve të paligjshëm. Rreth 35 klandestinë janë kapur në afërsi të fshatit Mborje gjatë mbrëmjes së sotme.

Sipas burimeve, mes tyre janë gra dhe fëmijë, ku më i vogli është një foshnjë 3 muajshe. Për shkak të rrugës së gjatë që kanë përshkruar që prej kufirit te gjelbër, foshnja u dërgua për kontroll në spital.

Mësohet se klandestinët ishin “strehuar” në një tunel, ndërkohë që vijojnë veprimet nga ana e policisë për deklarimet e emigrantëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA