 Ambasada bën bashkë bizneset shqiptare në Kosovë, synohet rrjetëzimi dhe bashkëpunimi mes tyre
																		
					
					
					
						Ambasada bën bashkë bizneset shqiptare në Kosovë, synohet rrjetëzimi dhe bashkëpunimi mes tyre						Një ari është parë të lëvizë lirshëm në parkun e Gërmisë në prishtinë.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i bashkisë së Prishtinës Shpend Ahmeti, i cili u bën apel qytetarëve të shmangin frekuentimin e Parkut.
“Të nderuar qytetarë, ju bëjmë thirrje që t’i shmangeni frekuentimit të Parkut të Gërmisë, pasi para pak minutash kemi pranuar një informacion nga
Policia e Kosovës se është vërejtur një Ari”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.
Ahmeti thotë më tej se ariu nuk është pjesë e “Parkut të Arinjve” dhe se mund të ketë ardhur nga shtigjet malore që lidhen me pjesën e Gollakut.
“Rojat e pyllit janë duke u munduar të lokalizojnë Ariun por deri në një njoftim tjetër apelojmë të shmangni lëvizjet në Parkun e Gërmisë”, ka shkruar Ahmeti.
Top Channel