08/10 20:20
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Kosovës dhe Greqisë me epërsinë minimale të mysafirëve.
Edhe pse ndeshja ishte shumë e barabartë, ndëshkimi për Kosovën erdhi në sekondat e fundit të 45 minutave të para kur një gabim në mbrojtje u shfrytëzua nga Douvilas, i cili realizoi për 1-0.
Nga radhët e Kosovës me karton të verdhë është ndëshkuar mesfushori Milot Rashica.
Top Channel