Peshkaqeni i bardhë bën kërcimin rekord 5m mbi sipërfaqen e detit, i nxitur me teknika ekstreme (video dramatike)

04/09/2021 21:26

Një video e pabesueshme tregon një peshkaqen të madh të bardhë që ngrihet gati 5 metra mbi sipërfaqen e detit , duke vendosur një rekord për kërcimin e kësaj specieje.

Eksperti i peshkaqenëve Chris Fallows regjistroi videon ekstreme në ishullin  Seal Island në Afrikën e Jugut, e cila është publikuar më tej nga dokumentarët e  ‘Discovery Channel’, Air Jaws (Nofulla në ajër).

“Dikush thotë se një foto flet sa mijëra fjalë. E tillë është dhe kjo foto”, tregon Fallows, për arritjen e tij. “S’mund ta besoj se sa lart u ngrit, ishte e përkryer, foto e ëndrrave”.


Në episodin e fundit të serialit ‘Air Jaws’, studiuesit gjurmojnë predatorët e mëdhenj detarë dhe përdorin teknika të ndryshme për t’i nxitur ata të dalin sa më lart sipërfaqes së ujit.

Në këtë mënyrë ata morën foton rekord, që koinçidoi dhe me 20 vjetorin e serialit ‘Air Jaws’.

Fallows dhe koleget e tij ishin të parët që panë këtë sjellje te një peshkaqen, dhe që nga ana tjetër solli popullaritet dhe për programin televiziv.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA