Dy muaj pas lindjes Eni Vasili kthehet në ekran, ndjekësit i vënë në dukje diçka që bëri moderatoren të reagojë

04/09/2021 17:57

Eni Vasili u bë nënë gjatë verës, e solli në jetë binjaket Sofi dhe Nikol. Me ardhjen e shtatorit, kur kanë kaluar veçse 2 muaj nga ardhja në jetë e të voglave, gazetarja ju rikthye studios së ‘Open’ dhe nisi sezonin e ri.

Pas programit të parë, të transmetuar dje, mesa u kuptua nga postimet e saj, inboxi i saj ka shpërthyer nga urimet dhe fjalët e ëmbla dhe zonjave dhe zonjushave që e ndjekin.

“Sa e fortë je, me dy fëmijë dhe ju tiktheve punës”, shkruajnë disa prej ndjekësve.

E nga ana tjetër Eni shprehet: “Fëmijët janë bekim, jo pengesë. Frymëzimi dhe forca, vjen prej tyre. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen”.

Eni e ka ndarë mendjen ta gjejë balancën mes punës dhe rritjes së fëmijëve, ndaj para e pret një sezon i gjatë pune, por të paktën ka mbështetje të madhe nga publiku.

FOTO GALERI
3/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA