Trashëgimia e Taranto daton prej kohës së spartanëve në shekullin 8-të para erës sonë.

Rajoni juglindor italian i Puglias përfshin atë që njihet si thembra e çizmes së gadishullit apenin.

I mbushur më pemë ulliri, me qytete e fshatra historike te rrethuara nga ujëra të kristaltë, vendi po kthehet në një destinacion gjithnjë e më të preferuar nga turistët e huaj, shkruan në një reportazh rrjeti CNN.

Mes atraksioneve të qytetit janë impjantet e ruajtura nga UNESCO si Alberobello e dhe qytezat e pazakonta si Otranto, Ostuni e Gallipoli.

Por nga lista e emrave më të famshëm mungon qyteti i dytë më i madh i rajonit, Taranto.

I njohur ndryshe si Città dei Due Mari (Qyteti i dy deteve) trashëgimia e tij daton prej kohës së spartanëve në shekullin 8-të para erës sonë.

Qytetit i referohen edhe si Magna Grecia, pasi mban me krenari elemente të trashëgimisë greke.

Prej kohesh Taranto njihej më shumë ne Itali per industrinë e çelikut Ilva, që më parë ishte më e madhja në Evropë.

Por qyteti ka parë një zhvillim të madh që prej kohërave të industrisë, duke synuar turizmin si aktivitet parësor.

Këtë verë priti etapën italiane të kampionatit të barkave me vela Sail GP, të mbajtur më parë në Sydney apo San Francisco. Ndërsa në vitin 2026 do të organizojë Lojrat Prestigjoze Mesdhetare.

FOTO GALERI
1/12
Fasada detare e Tarantos po rizhvillohet me një projekt €36 milionësh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA