Sulm terrorist në Zelandën e Re, policia ekzekuton autorin për 60 sekonda!

03/09/2021 12:33

Policia në Zelandën e Re qëlloi për vdekje ekstremistin e dhunshëm që goditi me thikë 6 persona në një supermarket të Auckland.

Për kryeministrin Jacinda Arden nuk kishte dyshime se bëhet fjalë për një akt terrorist. Autori, një shtetas nga Sri Lanka kishte qenë më parë nën mbikëqyrjen e policisë, e cila pas sulmit e ekzekutoi për vetëm 60 sekonda. Ardern tha se për gjestin e tij ekstrem, i dyshuari ishte frymëzuar nga Shteti Islamik.

Jacinda Ardern: Ajo që ndodhi sot ishte e neveritshme, Ishte një veprim i ushqyer nga urrejtja dhe kjo është e gabuar. Ky sulm u ndërmor nga një individ, e jo një fe.

Nga 6 të plagosurit, tre janë në gjendje kritike për jetën. Agresori kishte mbërritur në Zelandën e re tetorin e vitit 2011, dhe u kthye në person interesi për sigurinë kombëtare në 2016-tën. Zelanda e Re u godit marsin e vitit 2019 nga një sulm i rëndë terrorist, ku kanë mbetur të vrarë 51 persona. autori i goditjes në dy xhami të qytetit Christchurch u dënua vitin që shkoi me burgim të përjetshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA