Shkon mbi 125 mijë numri i viktimave nga Covid-19 në Kolumbi

03/09/2021 02:20

Ka shkuar mbi 125 mijë numri i viktimave nga Covid-19 në Kolumbi. Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, me vdekjen e 71 personave në 24 orët e fundit numri i përgjithshëm i viktimave shkoi në 125.016.

Në 24 orët e fundit u zbuluan 1.996 raste të reja dhe numri i përgjithshëm shkoi në 4.911.082. Me shërimin e 1.824 personave numri i përgjithshëm i të shëruarve u rrit në 4.740.709.

Vendet më të prekura nga COVID-19 janë Bogota me 1.441.483 raste dhe Antioquia me 736.391. Numri i rasteve aktive u regjistruan si 30.518 dhe shkalla e mbushjes së vendeve në kujdesin intensiv ndryshon midis 80-85%.

Kolumbia me një popullsi rreth 50 milionë banorë renditet në vendin e 10-të me numrin më të madh të rasteve në botë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA