Nxënësi korrigjon Putinin në histori, mediat “e zhdukin”!

03/09/2021 14:45

Vladimir Putin nuk pret kundërshtime ndaj fjalës së tij, aq më tepër nga një nxënës shkolle.

Por pikërisht kjo ndodhi gjatë vizitës së presidentit rus në Vladivostok, ku ishte organizuar një orë e përbashkët e historisë me nxënësit e Shkollës 35 në Vorkuta.

Putin i pyeti nxënësit “çfarë bëri Pjetri i Parë gjatë Luftës Shtatë Vjeçare? Pse luftoi me suedezët? Dhe në përgjithësi për Luftën e Poltavës, a mundeni ta paramendoni se ku është Suedia e ku Poltava?”.

Menjëherë ka reaguar njëri nga nxënësit, Nikanor Tolstykh, i cili e korrigjoi kreun e shtetit duke i thënë se kjo nuk ishte  “Lufta Shtatë Vjeçare”, por “Lufta e Veriut” dhe kishte zgjatur nga viti 1700 deri në vitin 1721.

Mediat ruse që kontrollohen nga Kremlini, të cilat e kishin transmetuar vizitën në Vladivostok, e fshinë nga raportimet e tyre pjesën kur nxënësi korrigjoi Putinin.

Drejtoresha e shkollës e quajti të “turpshme” dhe “mungesë respekti” ndërhyrjen e djalit, megjithatë, pasi ngjarja u bë publike zëdhënësi i presidencës, Dimitri Peskov tha se nxënësi nuk do të përjashtohet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA