Pajisja për eksplorimin e hapësirës e NASA-s ka mbledhur me sukses mostrën e parë të një guri nga planeti mars për ta sjellë në tokë, pasi tentimi muajin e kaluar shkoi huq.
Inxhenieri kryesor i anijes, Adam Steltzner e quajti një “një mostër bazë perfekte”
“Nuk kam qenë kurrë më i lumtur të shoh një vrimë në gur”, shkroi ai në Twitter të enjten.
Një muaj më parë, pajisja “Perseverance” gërmoi në gurë më të butë dhe mostra u thërmua dhe nuk hyri brenda tubit të titaniumit.
Pajisja voziti për gjysmë milje për një vend më të mirë për mostra për të provuar sërish. Pjesëtarët e ekipit kanë analizuar të dhënat dhe fotografitë para se të deklarojnë suksesin.
“Perserverance” arriti në mars në shkurt në kërkim të gurëve që mund të dëshmojnë dëshmi të jetës antike.
NASA planifikon të nisë edhe të tjera anije kozmike për të marrë mostrat e mbledhura nga Perseverance.
Inxhinierët po shpresojnë të sjellin rreth 36 mostra brenda dekadës./ REL
Top Channel