Mësuesit nuk rrezikojnë infektimin nga Covid 19 më shumë se të tjerët, ka zbuluar një studim i ri, sipas të cilit ata dhe familjet e tyre kanë në fakt 50% më pak gjasa të përfundojnë të shtruar në spital krahasuar me pjesën tjetër të popullatës në moshë pune.
Rreziku i sëmundjes rezulton katër herë më i lartë tek punonjësit shëndetësore në vijën e parë të frontit kundër pandemisë. Studimi është publikuar në British Medical Journal. Ekspertët thonë se rezultatet e tij janë premtuese dhe tregojnë se përpjekjet e shkollave për të kontrolluar infeksionin, kanë dhënë rezultat. Kjo nuk tregon megjithatë sipas tyre, se rreziku për mësuesit është zero.
Më herët këtë muaj, Antony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar për Alergjitë dhe Sëmundjet Infektiveduke folur për situatën ne vendin e tij, këmbënguli që të gjithë mësuesit të vaksinohen. Edhe qeveria italiane njoftoi se mësuesit duhet të kenë dëshmi të vaksinimit kundër koronavirusit, para se të hyjnë në klasë.
Pasaporta e Gjelbër e vaksinimit atje është bërë e detyrueshme edhe për udhëtarët në trena, aeroplanë, si dhe nëpër dyqane.
Top Channel