Të gjithë ne njohim persona që postojnë shpesh në rrjetet sociale për aktivitetin e tyre në palestër, ose ndoshta e bëjmë edhe vetë.
Por studiuesit e Universitit Brunel në Londër kanë kryer një studim për fenomenin, rezultatet e të cilit nuk ishin “shumë entuziaste”.
Njerëzit që kërkojnë të dokumentojnë shpesh aktivitetin e tyre fizik në palestër , kanë tendencë të jenë narcizistë, thotë konkluzioni i studimit.
Fjalori thotë se narcizisti është një person tepër i përfshirë me veten, i përfshirë nga kotësia dhe egoizmi.
Madje në shkencën e psikoanalizës, narcizisti është një person që “merr kënaqësi erotike nga admirimi i vetes”.
Studiuesit thonë se qëllimi kryesor i veprimit, është mburrja për kohën dhe përpjekjet e shpenzuara për look-un tuaj.
Por me sa duket, këto lloj statusesh në Facebook marrin gjithashtu më shumë pëlqime se postimet e tjera.
“Narcizistët postojnë më shpesh në media për arritjet e tyre të supozuara, dhe kjo motivohet nga nevoja për vëmendje, apo konfirmim nga komuniteti i Facebook”, thotë studimi në konkluzion.
Madje dhe pëlqimet e marra, nuk do të thotë se njerëzit i pëlqejnë kur i shikojnë postimet e mburrjes.
Psikologia Dr Tara Marshall thotë më tej se “megjithse në rezultate shihet se narcizistët marrin shpërblimin e tyre me pëlqime e komente, kjo vjen sepse miqtë e tyre në Facebook e bëjnë nga mirësjellja, dhe në të vërtetë i përçmojnë shfaqjet e tyre egoiste”.
Studiuesit thonin me ironi se “ndoshta të tjera studime nevojiten për të zbuluar se çfarë mendojnë në të vërtetë njerëzit në Facebook për këto statuse”.
Top Channel