Shumë mundësi për kombëtaren shqiptare, por Polonia kryeson

02/09/2021 22:00

Në Varshavë, kombëtarja shqiptare po bën të gjithë përpjekjet për t’i rrëmbyer Polonisë një fitore.

Ndeshja është e vlefshme për grupin e parë të eliminatoreve të Botërorit Katar 2022.

Polonia gjeti e para rrjetën, me golin e Levandovskit, në minutën e 12-të.

Menjëherë më pas, disa disa kundërpërgjigje nga Shqipëria. Rezultati u zhbllokua në minutën e 25-të, me Sokol Cikalleshin që arriti të gjejë rrjetën. Pasimi i Gjasulës për Cikalleshin rezultoi i suksesshëm.

Vetëm 2 minuta larg fundit, polakët shënojnë sërish, duke e mbyllur pjesën e parë në favorin e tyre.

Pjesa e dytë nisi me energji dhe aksione të shpejta nga të dyja skuadrat. Por ishin sërish polakët që shënuan.

Formacioni polak: Shezni, Berezinski, Glik, Bednarek, Ribus, Krishoviak, Moder, Frankovski, Buksa, Jozuaik, Levandovski. Trajner: Paulo Soza. 

Formacioni shqiptar: Berisha, Gjimshiti, Kumbulla, Ismajli, Hysaj, Trashi, Abrashi, Gjasula, Bare, Manaj, Cikalleshi. Trajneri: Edi Reja. 

FOTO GALERI
1/4
Lojtarët në festë pas golit të Cikalleshit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA