Shifra alarmante në Kosovë/ 32 vdekje dhe 1.612 raste të reja nga koronavirusi
02/09/2021 15:48
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur raportin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës për rastet e fundit me koronavirus në Kosovë.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 32 raste të vdekjes. Nga 13.953 testime, 1.612 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Sot janë shëruar 2.460 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 119.471.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 20.618 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 862.224 doza të vaksinës.
Deri më sot 291.645 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Në total numri i rasteve aktive është 26.524.
Top Channel