Fotot e pabesueshme të kompeticionit ‘Komedi nga Bota e Egër 2021’, ju risjellin buqëqeshjen

02/09/2021 16:57

Një pjesë e imazheve të kompeticionit të sivjetshëm ‘Çmimi Fotografik i Komedisë së Botës së Egër’ janë publikuar së fundmi, dhe pritet të sjellin buqëqeshjen në shumë fytyra të vrazhda prej aktualitetit, me imazhe si gjarpërinj që ngërdheshen apo shqiponja që përplasen me degët e pemës.

Një total prej 42 imazhesh janë në listën e finalistëve nga rreth 7,000 dorëzime nga e gjithë bota.

Në të ka diçka për këdo, zogj që mbledhin supet, kameleonë me shprehje të nevrikosur të fytyrës, apo majmunë që lëndohen në mes të këmbëve nga qëndrimi në degë.

Fotot janë marrë nga e gjithë bota, që nga Britania, Afrika e Jugut, Gjermania e India, duke treguar kafshët e egra në poza qesharake.

Audienca e gjithe botes mund te votoje per to ne rrjetin comedywildlifephoto.com.

Votimet do të vazhdojnë deri më 10 tetor, dhe fituesit pritet të njoftohen më 22 tetor nga organizatorët.

Fituesi i vitit të kaluar ishte Mark Fitzpatrick, me pamjen e një breshke që dukej se tregonte gishtin e mesit nga kamera.

Kompeticioni është themeluar më 2015 nga fotografët britanikë Paul Joynson-Hicks e Tom Sullam, për promovimin e botës së egër me anë të humorit.

Paul Joynson-Hicks thotë: “Numri i madh i imazheve të ardhura ilustron angazhimin e njerëzve me botën e egër, që është e pabesueshme si dhe zbavitëse, prandaj ne të gjithë duhet ta mbrojmë”.

FOTO GALERI
12/19

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA