Sara Mila zbulon në “Goca dhe Gra” prapaskenat e jetës së saj politike: Teatër jo i bukur, nuk është aq tragjike sa duket
Nëse mendoni se Chiara Ferragni dhe Fedez janë ashtu siç shfaqen në Instagram, gjithmonë të lumtur dhe merren vesh për gjithçka, po ju themi që e keni gabim! Edhe ata përjetuan një moment tensioni, në jahtin e mikut të tyre Diego Della Valle në Amalfi Coast dhe zënka e tyre nuk i shpëtoi aparatit të paparacit të revistës Chi. Dhe siç mund ta mendoni, fotot u bënë virale.
Në foto, çifti Ferragnez duket se po diskutojnë me tone të ashpra, një skenë mjaft e pazakontë për fansat e tyre, të mësuar t’i shohin bashkë me fëmijët e tyre Leone dhe Vittoria, si një familje perfekte.

Edhe pasi fotot pushtuan të gjitha mediat italiane dhe rrjetet sociale, Fedez dhe Chiara preferuan të mos i komentonin. Një fund i hidhur i një vere të mbushur me pushime mes jahteve super luksoze dhe vilave të ëndrrave, para se të zbarkonin në Amalfi Coast, ku një grindje e vogël prishi ekuilibrin (pothuajse) të përsosur të familjes.
Megjithatë, tani duket se gjakrat janë qetësuar midis tyre. Chiara dhe Fedez festuan dje 3 vjet martesë dhe Ferragni postoi disa fotografi të ditës së tyre të madhe në Instagram, duke shkruar:
“Tri vjet më parë u martova me njeriun e jetës sime dhe ishte një nga ditët më të mira që kam jetuar ndonjëherë, e rrethuar nga të gjithë njerëzit që i dua vërtet. Të dua Fedez”.

Pak a shumë në të njëjtën kohë, edhe Fedez bëri një postim, gjithashtu shumë romantik.
“5 vjet më parë shkrova një këngë që më prezantoi me njeriun e jetës sime, saktësisht 3 vjet më parë u martuam. Faleminderit që ishe gjithmonë atje, faleminderit që më dhurove shpirtrat më të çmuar të jetës sime. Faleminderit që je Luani im dhe Fitorja ime [duke iu referuar djalit Leone dhe vajzës Vittoria]. Të dua”
Me pak fjalë, momenti në foto ka qenë thjesht një zënkë e momentit që tani ka kaluar.
Top Channel