Asambleja Kombëtare e PS/ Rama ua bën të qartë të gjithëve: Do ta dëgjoni deri në bezdi, kush flet për…

02/09/2021 10:48

Kryeministri Edi Rama ia ka bërë të qartë të gjithë të pranishmëve në Asamblenë Kombëtare të PS që të mos harrojë se fytyra e tij, është fytyra e të gjithëve. Rama theksoi se kryefjala në cdo mbledhje organizate nuk do të jetë punësimi në shtet.

Në rast se hapet kjo temë do të konsiderohet e dështuar pasi sipas kryeministrit nuk i sjell asgjë të re Partisë Socialiste, ndaj do e përsërisë vazhdimisht që të shmangin këto lloj temash në mbledhjet e tyre.

Ndër të tjera, Rama foli për të rinjtë dhe mënyrën se si duhet të punojnë që anëtarët, simptatizantët të dinë si të projektohen në të ardhmen si përgjegjës për ta çuar të gjithë pakon e vlerave dhe të aspiratave të kësaj partie në dekadat e tjera.

Rama: Nëse duam që shqiptarët të na afrohen shumë më shumë mes dy palë zgjedhjeve dhe nëse duam që Shqipëria e kësaj periudhe të historisë, ne kemi fatin ta shkruajmë për aq sa na takon, pas 2 zgjedhjeve të ardhshme të jemi ngjitur në majën që neve na takon pastaj të kalojmë stafetën tek brezat e tjerë që ta çojmë në maja të tjera më të larta. Padiskutim që një parti e madhe që nuk fiton dot zgjedhjet, nuk ka si vë në jetë asgjë dhe nuk ka më keq se sa një parti e madhe që lidhet me një zinxhir të pandërprerë humbjesh, por pa i hequr asnjë vlerë të patjetërsueshme makinerisë zgjedhore, reduktimi i partisë në një armatë rezervistësh, jo vetëm që i heq një ushqim jetësor dhe jo vetëm që i këput lidhjet e saj me ngrehinën e bindjeve, por edhe zgjeron vijimësisht hendekun mes partive, sidomos atyre më të rinjve që në një pjesë të madhe sot vazhdojnë të votojnë sipas traditës familjare, por në këtë kohë kur jeta e fëmijëve tanë, e më të rinjve është e kërcënuar nga linimi social për shkak të zhytjes dhe mbytjes në mrrokullat që transformojnë trupin gjetkë, të shkojnë duke rënë dhe kjo i bën partitë gjithmonë e më të huaja për qytetarët dhe gjithmonë ndihen më diferentë.

Kjo nuk është vetëm të qeverisin apo të bëjnë opozitë, por të kultivojnë kulturën politike dhe demokratike të një vendi me të gjithë komponentët e saj dhe këtë humbje për demokracinë e paguan shumë shtrenjtë shoqëria në formën e degradimit konstant. Në vend që të jenë shëmbëlltyra e aktivizmit qytetar e komunitar, partitë u japin shembujt më të shëmtuar të vulgaritetit, të tangërllëkut, të provincializmit të kapardisur. Natyrisht e gjitha kjo fillon nga ne, qoftë për keq, qoftë dhe për mirë nëse duam ta adresojmë. Partitë janë hapësira publike, njerëz me përfytyrime dhe angazhime të përbashkëta përfshihen në diskutime me interes kombëtar apo komunitar, marrin qëndrime, përgjegjësi, ndërmarrin veprime kolektive, betejën për të jetësuar vendimet dhe ata që vendosin të angazhohen në një parti, nëse duam të kemi parti pas 10 vjetësh, mësohen me vlerat dhe qëllimet në veprim, jo thjesht në parim. Pranimi nga ana jonë sepse përgjegjësia është e jona është në radhë të parë, pastaj shtrihet sipas niveleve.

Anëtarëve, simptatizantë u mungojnë kushtet të mësojnë nga arritjet dhe gabimet e gjeneratës tonë, por edhe të dinë si të projektohen në të ardhmen si përgjegjës për ta çuar të gjithë pakon e vlerave dhe të aspiratave të kësaj partie në dekadat e tjera. Prandaj partia jonë duhet të ketë përkushtim vullnetar dhe njësoj si çdo bashkësi e organizuar, një parti serioze duhet të krijojë jo vetëm përmes trumpetës “eja mblidhuni këtu se erdhën zgjedhjet” dhe të kapërcejnë qarkun e interesave vetjake. Mund të parafytyrojmë një riorganizim në të gjitha aspektet, por nëse fjala sado e bukur nuk lidhet me fytyrën, nëse zëri nuk lidhet me figurën, ndodh që të shkojnë pas fjalës duke lënë pas krahëve fytyrën e zërin. Gjithkush në këtë sallë dhe ka një detyrë sado të vogël të mos harrojë që fytyra e tij është fytyra e të gjithë ne. Kur fytyra e tij bëhet e papranueshme, është e gjithë fytyra jonë e goditur. Do ta përsëris dhe do ta dëgjoni deri në bezdi dhe nuk do të dorëzohem: Kryefjala në çdo mbledhje organizate nuk mund të jetë punësimi në shtet i anëtarëve apo i familjes së anëtarëve apo i krushqisë së anëtarëve. Kur bëhet kjo temë, duhet të konsiderohet e dështuar, nuk i sjell asgjë të re PS, veçse një tjetër pikë ujë vazhdon gërryen gurin e themelit të saj.

Kush i mban ata lidhur me qëllimet e përbashkëta deri kur ne u shkojmë në derë tu themi, na jepni dhe njëherë votën. Po derën kush ua hap atyre dhe si i dëgjon, kush i dëgjon ata që kanë fatin t’ju hapet dera pasi na kanë dhënë votën. Teoria e gjithëpranuar se ndryshe njerëzit nuk të vijnë, nuk të kuptojnë, nuk punojnë për ty, nëse punësimi në shtet nuk është karremi, është teoria jo e atyre që udhëheqin por udhëhiqen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA