Veliaj takon afganët: Duam që qëndrimi juaj këtu të jetë sa më i lehtë

01/09/2021 14:13

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj dhe nënkryetarja Anisa Ruseti u takuan dhe biseduan me qytetarët afganë të cilët janë akomoduar në godinat 11,12 të Qytetit Studenti.

Prej ditës së tyre të parë të mbërritjes ata janë asistuar nga stafi shërbimeve social të Bashkisë së Tiranës. Kjo vajzë e ardhur nga Kabuli tha:

Dua të falenderoj skuadrën shqiptare dhe të gjithë ata që na ndihmuan të largoheshim nga Afganistani. Për ne ishte një situatë shumë e vështirë për të hyrë në aeroport, sepse gjithçka jashtë aeroportit ishte nën kontrollin e talebanëve. Ishte shumë e vështirë të hyje, sidomos atë natë kur kishte shpërthime bombash dhe kushdo humbi shpresat për t’u larguar nga Afganistani, duke menduar se do të humbte edhe jetën. Ndihemi të lumtur që na ndihmuat për të ardhur këtu dhe ju falenderoj edhe në emër të të gjithë afganëve të tjerë”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku Veliaj u tha miqve afganë se edhe ne shqiptarët kemi kaluar experiencë të ngjashme 30 vite më parë.

E kuptoj se qëndrimi juaj këtu është i përkohshëm, teksa procesoni dokumentet tuaja për të vijuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kemi folur edhe me zyrtarë amerikanë, të cilët duan t’i procesojnë sa më shpejt, por sado që të zgjasë ky qëndrim, duam që të jetë një qëndrim sa më i lehtë. Nëse ka diçka që mund t’ju ndihmojmë, na e bëni me dije, dhe ne do bëjmë maksimumin derisa të shkoni në një hotel, ku mund të qëndroni pak më gjatë, të jetë më e lehtë. Ne nuk jemi një qytet shumë i pasur, por kemi një zemër shumë të madhe, duam që secili prej jush të ndihet si në shtëpi”.

FOTO GALERI
2/8

Top Channel