Pasi presidenti amerikan Joe Biden deklaroi se lufta mbaroi, Talibanët u panë të mërkurën duke organizuar një paradë feste që shfaqte disa nga pajisjet ushtarake që ata morën gjatë marrjes nën kontroll të Afganistanit.
Një autokolonë e gjatë automjetesh u pa në një autostradë jashtë Kandahar, vendlindja shpirtërore e lëvizjes militante, ndërsa shumë flamuj talebanë bardhë e zi valëviteshin.
Ndërkohë në Afganistan frika ka filluar të ndihet mes qytetarëve, të cilat janë të pasigurt për atë se çfarë do ju sjell e ardhmja nën qeverisjen e talebanëve.
Një pronar i një dyqani në Kabul tha se truri i vendit po ikën.
“Frika më e madhe është ikja e trurit, ata që janë të arsimuar po largohen nga vendi me çdo mjet të mundshëm.”
Por ndërsa talebanët festojnë, nga ana tjetër me qindra ushtarë të tyre u vranë në Panshir. Që nga rënia e Kabulit më 15 gusht, Panjshir ka qenë provinca e vetme që kundërshtoi talebanët, dhe nje komando nga forcat rezistente thote se ata kanë vrarë të paktën 190 talebanë në 24 orët e fundit.
Luftëtarët atje thonë se ata do ta mbrojnë tokën e tyre me çdo kusht.
“Mesazhi ynë për talebanët është se portat e paqes janë të hapura për ta. Nëse ata bëjnë paqe me ne nuk kemi probleme me asnjërin prej tyre. Por nëse ata sulmojnë Panjshir, atëherë secili nga ne nga Panjshir do të mbrojë të gjithë Afganistanin. Ne e mbrojtëm atë gjatë epokës së rusëve, epokës së britanikëve, epokës së mëparshme të talebanëve. Ne do të mbrojmë të gjithë Afganistanin dhe do të vazhdojmë të luftojmë “.
Top Channel