Ribashkim me Robert Berishën? Nora Istrefi sqaron të vërtetën: Unë kaloj kohë me babin e Renee’s përderisa…

01/09/2021 21:54

Këngëtarja Nora Istrefi ka bërë një deklaratë lidhur me zërat se ajo dhe Robert Berisha janë ribashkuar.

Këto spekulime lindën pasi ishin së bashku me pushime në Turqi, por Nora thotë se me Robertin do të takohet gjithmonë pasi kanë një vajzë së bashku dhe cdo gjë bëhet për lumturinë e saj.

Ndërkohë raportet me ish burrin janë të njëjta, një miqësi korrekte dhe asgjë më shumë.

“Nuk e di sa është e rrugës të sqarohem për herën e 100’të, por në fakt më shumë më shqetëson mendësia sesa shkrimet për raportet tona me Robertin. E kam thënë, do ta them dhe do vazhdoj të mbroj kauzën që pas çdo ndarje kur fëmijët janë në mes, lumturia e tyre është primare (hiq anash inatet ballkanike, thashethemet dhe paragjykimet). Unë do vazhdoj të kaloj kohë me babin e Renee’s përderisa ajo është e lumtur, ndërsa në raportet tona persona s’ka ndryshuar asgjë, përvec një miqësie korrekte..”, shkroi Nora.

FOTO GALERI
2/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA