Kujtojani vetes përse jeni ndarë!

Sepse nuk doni ta pësoni për herë të dytë! Nuk ka më kthim!

Përcaktoni pritshmëritë tuaja dhe të tij/saj

Duhet të jetë thjesht një përvojë që t’ju ndihmojë të kuptoni se çfarë kërkoni vërtet nga njëri-tjetri, kështu që bëjani të qartë këtë atij, e mbi të gjitha, vetes! – shkruan Bustle.

Kushtojini rëndësi sigurisë!

Mbase njëherë e një kohë nuk përdornit prezervativ, por pasi jeni ndarë ai mund të ketë pasur përvoja me të tjera. Kështu që, për të qenë të sigurt, blindohuni!

Mos bini pre e bisedave të dikurshme

Mos i shkruani rregullisht mesazhe njëri-tjetrit, dhe mos flisni në telefon, si dikur! E nëse ai përpiqet t’i krijojë përsëri këto ura, thojini se i jeni mirënjohëse për gjithë ç’keni kaluar, por aq ishte.

Mos bëni prapë të njëjtat debate që ju kanë lodhur

Ky ‘ribashkim’ nuk shërben për të ndrequr ato që janë thyer në mënyrë të pakthyeshme. Nëse biseda i afrohet të shkuarës, me mirësjellje ndryshoni temë. Nëse ai këmbëngul, bëjani të qartë se të gjitha tashmë i takojnë të kaluarës.

Mos e zhvlerësoni veten

Mos vini në dukje ndryshimet që keni në krahasim me kur ishit bashkë; se mund të jeni shëndoshur, dobësuar apo mund t’ju jenë krijuar celulitet. Ai ju ka parë të zhveshur herën e parë, tani edhe të 2-tën, dhe nuk ka përse të kuptojë se çfarë mendimi keni për veten tani.

Mos flisni me të për të tjerët me të cilët ke dalë!

Është tunduese; të vjen t’i tregosh për të gjithë ata që të kanë gjuajtur e me të cilët ke dalë, por askush nuk do t’ia dijë më pasi keni fjetur tashmë bashkë, citon Anabel.

Mos prisni që ai t’ju kërkojë pas asaj

Mund edhe të jetë i sjellshëm, dhe t’ju telefonojë për t’ju thënë se ia kaluat mirë. Por e mira është t’a mblidhni mendjen: nuk ka asgjë përtej kësaj. Nuk ka përse të ketë!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA