Një makinë përfshihet nga flakët pak momente më parë në aksin Korçë – Pogradec, në afërsi të Maliqit.

Nga informacionet paraprake mësohet se dy persona janë plagosur dhe janë dërguar drejt spitalit për mjekim. Drejtuesi dhe pasagjeri kanë marrë djegie në trup por nuk dihet ende gjendja e tyre shëndetësore.

Zjarrfikësit kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe kanë dhënë ndihmën e parë për të lënduarit. Policia në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.

Makina është furnizuar me gaz në një prej pikave të karburantit në aksin rrugor Korçë-Maliq, në vendin e quajtur Gryka e Pocestës. Sapo ka dalë në rrugë nga kjo pikë karburanti, mjeti është përfshirë nga flakët duke shkaktuar panik te drejtuesi dhe pasagjeri.

Madje, një pas një sipas burimeve janë dëgjuar tre shpërthime. Në kushte të tilla, drejtuesi i mjetit i përfshirë nga flakët ka humbur kontrollin e mjetit duke përfunduar në kanal në anë të rrugës.

Njoftimi i policisë

Më datë 01.09.2021, rreth orës 07:20, në fshatin Vloçisht, Maliq, ka rënë zjarr në një automjet në ecje, i cili sapo ishte furnizuar me lëndë djegëse (gas) në një karburant në afërsi të këtij fshati.

Për pasojë kanë pësuar djegie, drejtuesi dhe pasagjeri të cilët u dërguan për mjekim në Spitalin e Korçës.

Shërbimet e zjarrfikëses, kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

FOTO GALERI
4/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA