Kosovë, shtrenjtohet transporti/ Linjat urbane dyfishojnë tarifat e udhëtimit
01/09/2021 19:52
Deri para disa muajsh të gjithë qytetarët që donin të udhëtonin nga qyteti i Vushtrrisë për në atë të Mitrovicës, paguanin 50 cent për transport.
Por, tani çmimi për ta është dyfishuar nga taksitë lokale, në një euro. Qytetarët të cilët udhëtojnë për punë çdo ditë thonë se çmimi është tejet i lartë.
Se çmimet janë rritur e pranojnë edhe vetë taksistët të cilët arsyetohen se në këtë ka ndikuar pandemia dhe rritja e çmimit të naftës.
Përveç në rajonin e Mitrovicës çmimet janë rritur edhe nga disa kompani transporti në rajonin e Prishtinës.
Derisa nga qyteza e Obiliqit për në Prishtinë dikur çmimi ishte 30 dhe 40 cent varësisht nga kompania, sot nga secila kompani çmimi është rritur për 10 cent.
Top Channel