Për shkak të situatës COVID-19, qeveria mori mas, mes të cilave edhe shtyrja e fillimit të mësimit deri më 13 shtator.

Por që deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami thotë se kryeministri, Albin Kurti duhet të bëj zgjidhje për hapjen e shkollave.

“Sot, si në kohë lufte, shkollat janë të mbyllura. Kjo nuk është zgjidhje. Sot do të duhej të uronim fillimin e vitit të ri shkollor. Sikurse po ndodh në vendet e rajonit. Kur erdhi pandemia, më 11 mars 2020 u mbyllën shkollat por pas një jave filloi mësimi online. Kryeministër, duhet të bëni zgjidhje, e di që jeni i zënë edhe me punë tjera, edhe më angazhime e punësime partiake, edhe me fushatën elektorale, por po kërkoj nga ju dhe secili anëtar i kabinetit qeveritar të fokusoheni në gjetjen e një zgjidhje për hapjen e shkollave. Deri tash s’kam parë një rrugë të qartë, një strategji ose dokument të Ministrisë së Arsimit për hapjen e shkollave. Kryeministër bëni zgjidhje. Ka kohë për fushatë elektorale. Ka kohë për sulme politike. Qytetarët ju votuan për të bërë zgjidhje dhe fjala është e Juaja”, ka shkruar Bajrami.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA