
24/05 15:52
Në pamundësi për të firmosur me Kylian Mbappe, Reali i Madridit ka bërë një goditje surprizë në ditën e fundit të merkatos së verës duke afruar mesfushorin francez Edoardo Camavinga nga Rennes.
18-vjeçari kishte vetëm një vit kontratë me klubin e Rennes dhe këta të fundit për të mos e humbur me parametër zero vendosën ta shisnin te Los Blancos për 30 milionë euro plus bonuset.
Camavinga ka firmosur deri në vitin 2027 me Realin e Madridit ndërkohë që largohet nga Rennes me 96 paraqitje në total në të gjitha kompeticionet 6 gola dhe 5 asiste.
Top Channel