Shëndeti mendor i punonjësit mbi të gjitha! Kompania “NIKE” i jep stafit një javë pushim

31/08/2021 14:19

Stafit të kompanisë gjigante të Nike, në Oregon u është dhënë një javë pushim për të mbështetur shëndetin e tyre mendor, përpara kthimit në zyrë në shtator.

Për një javë firma amerikane do të ndalojë së punuari për t’u dhënë punonjësve një pushim pas një viti të vështirë dhe me pandeminë e covid që vijon të jetë një kërcënim serioz për njerëzimin.

“Merrni kohë për t’u çlodhur, për t’u çliruar dhe për të kaluar kohë me të dashurit tuaj”, tha kreu i njohurive të firmës Matt Marrazzo, në një mesazh për stafin.

Firmat e mëdha amerikane si Apple, Uber dhe banka Wells Fargo gjithashtu kanë vonuar planet që stafi të kthehet në zyrë, pasi infeksionet rriten në të gjithë SHBA, shkruan BBC.

Duke bërë njoftimin në Linkedin javën e kaluar, Marrazzo i tha stafit të Nike: “Mos punoni”, ndërsa shtoi se viti i kaluar ishte i vrazhdë dhe ata po jetonin një në kushte që rëndojnë shëndetin mendor.

“Në një vit (ose dy) ndryshe nga të tjerët, marrja e kohës për pushim dhe shërim është çelësi për të pasur një performancë të mirë. Nuk është vetëm një javë pushimi për ekipin është një pranim që ne mund t’i japim përparësi shëndetit mendor dhe të vazhdojmë punën”, shtoi ai.

Sipas raporteve, ajo gjithashtu pasqyron faktin që Nike ka pasur një vit të suksesshëm, me shitjet e rritura dhe aksionet e saj po fitojnë 20%.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA