Pamjet/ Ja si e festojnë talebanët largimin e Amerikanëve nga Kabuli

31/08/2021 10:51

Udhëheqësit talebanë kanë kaluar në mënyrë simbolike pistën në Aeroportin Ndërkombëtar të Kabulit, si një mënyrë e të festuarit për tërheqjen e trupave amerikane nga vendi, duke sinjalizuar kështu fitoren e tyre.

Zëdhënësi i talebanëve, Zambiola Mujahideen në një prononcim tha se largimi i ushtrisë amerikane nga Afganistani, të martën mbrëma, pas 20 vitesh luftë, ishte një mësim për pushtuesit e tjerë dhe për të gjithë botën.

Por festa e talebanëve nuk u mbyll vetëm me parakalimin në pistën e aeroportit. Sipas mediave të huaja, kur trupat e fundit amerikane u larguan nga Afganistani, luftëtarët talebanë shpërthyen në ajër një numër të madh fishekzjarresh.

“Pas 20 vitesh ne i kemi mundur amerikanët. Ata janë zhdukur dhe tani vendi ynë është i lirë. Është e qartë se çfarë duam ne: Duam Sheriatin, paqe dhe stabilitet”, tha Mohammad Islam, një roje taleban në aeroport, i cili ndërsa flet mban në krah një kallashnikov.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA